Irlanda do të bojkotojë Eurovision 2027 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

Magazina

Shërbimi publik irlandez RTE ka njoftuar se Irlanda nuk do të marrë pjesë dhe nuk do ta transmetojë Eurosongun e vitit të ardhshëm në Bullgari, për të dytin vit radhazi. Vendimi lidhet me pjesëmarrjen e Izraelit dhe situatën humanitare në Gaza. RTE tha se vendimi është marrë për shkak të vuajtjeve të vazhdueshme të civilëve […]

Madhësia e shkronjave

Shërbimi publik irlandez RTE ka njoftuar se Irlanda nuk do të marrë pjesë dhe nuk do ta transmetojë Eurosongun e vitit të ardhshëm në Bullgari, për të dytin vit radhazi.

Vendimi lidhet me pjesëmarrjen e Izraelit dhe situatën humanitare në Gaza.

RTE tha se vendimi është marrë për shkak të vuajtjeve të vazhdueshme të civilëve në Gaza dhe krizës humanitare.

Edhe Holanda ka paralajmëruar bojkotin e edicionit të ardhshëm, teksa këtë vit Irlanda, Holanda, Islanda, Sllovenia dhe Spanja nuk morën pjesë në shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së Izraelit.

Organizatorët e Eurovisionit kanë shprehur keqardhje për vendimin e Irlandës, por kanë thënë se e respektojnë atë.

Konkursi i ardhshëm pritet të mbahet në maj në Burgas të Bullgarisë, pasi këngëtarja Dara fitoi edicionin e vitit 2026.

Pjesëmarrja e Izraelit në Eurosong ka shkaktuar debate dhe protesta të shumta vitet e fundit, veçanërisht për shkak të luftës në Gaza. /Telegrafi/