Rritja e konsumit të drithërave të plota në dietën tuaj të përditshme mund të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2, sipas hulumtimit më të fundit të botuar në European Heart Journal.
Hulumtimi gjithëpërfshirës përfshinte të dhëna nga 101 botime dhe 87 studime të ndryshme.
Rezultatet tregojnë se konsumi i rregullt i drithërave të plota përmirëson faktorët kryesorë të rrezikut kardiometabolik, duke përfshirë presionin e lartë të gjakut, kolesterolin e lartë dhe obezitetin.

Efekti më i madh në uljen e kolesterolit total u regjistrua në një konsum ditor prej rreth 80 gramësh.
Shkencëtarët theksojnë se drithërat e plota e ndihmojnë trupin duke ulur nivelet e insulinës dhe kolesterolit të keq, dhe duke siguruar një ndjenjë më të gjatë ngopjes, gjë që e bën më të lehtë kontrollin e peshës trupore.
Ndryshe nga drithërat e rafinuar, drithërat e plotë ruajnë krunden dhe embrionin – pjesët e pasura me fibra, vitamina dhe minerale. Gjatë përpunimit të miellit të bardhë, këto shtresa hiqen, gjë që humbet shumicën e lëndëve ushqyese.
Edhe pse nivelet efektive të marrjes mund të ndryshojnë, studimet tregojnë se përfitimet më të rëndësishme shëndetësore arrihen duke konsumuar midis 60 dhe 100 gram drithëra të plota në ditë.
Kjo korrespondon me katër deri në gjashtë racione.
Sipas udhëzimeve zyrtare të të ushqyerit, një porcion përfshin gjysmë filxhani tërshërë të gatuar, oriz të kaftë ose elb, një fetë bukë integrale ose një tortilje integrale.
Ekspertët këshillojnë zëvendësimin gradual të ushqimeve të zakonshme. /Telegrafi/




