20 vjet pa veprimtarin dhe profesorin Bexhet Arifi nga Konçuli: Jetë e sakrifikuar për arsimin dhe çështjen kombëtare

Histori

Sot mbushen plot 20 vite nga ndarja nga jeta e Prof. Bexhet Arifit nga fshati Konçul i Komunës së Bujanocit, një prej figurave më të shquara dhe atdhetarëve më të përkushtuar të çështjes kombëtare në Luginën e Preshevës dhe në Kosovë.Bexhet Arifi që në rrinë e tij ishte cak i persekutimeve të regjimit pushtues, duke […]

Madhësia e shkronjave

Sot mbushen plot 20 vite nga ndarja nga jeta e Prof. Bexhet Arifit nga fshati Konçul i Komunës së Bujanocit, një prej figurave më të shquara dhe atdhetarëve më të përkushtuar të çështjes kombëtare në Luginën e Preshevës dhe në Kosovë.
Bexhet Arifi që në rrinë e tij ishte cak i persekutimeve të regjimit pushtues, duke u dënuar si burgosur politik në vitet e tetëdhjeta – periudhë kjo kur iu ndalua edhe e drejta e vazhdimit të studimeve. Megjithatë, vendosmëria e tij nuk u thye; pas vuajtjes së dënimit me burg, ai arriti t’i përfundojë studimet universitare dhe t’i përvishet punës suaj fisnike në arsim.
Në vitet më të vështira të mbijetesës kombëtare, ai shërbeu si arsimtar në Shkollën Fillore në Hogosht brenda sistemit paralel arsimor, e më pas vazhdoi kontributin e tij në Shkollën Fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc.
Pas çlirimit të Kosovës, ai punoi në shkollën “Thimi Mitko” në Gjilan, ndërsa pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore u kthye në vendlindje, duke dhënë mësim në Shkollën Fillore “Sami Frashëri” në Lluçan.
Profesor Bexhet Arifi ndërroi jetë në moshë të re, si pasojë e drejtpërdrejtë e torturave çnjerëzore dhe dhunës fizike të përjetuar gjatë vuajtjes së dënimit në kazamatet e regjimit serb.
Atdhetaria, sakrifica dhe kontributi i tij në arsimimin e brezave të tërë do të mbeten të gdhendura përgjithmonë në historinë e Luginës së Preshevës.
Lavdi veprimtarisë së tij kombëtare e qoftë i përjetshëm kujtimi për Prof. Bexhet Arifin!

(Kopjuar nga Nexhat Behluli)