Zidane ndryshon Francën, dy emra të rinj pritet të marrin ftesë në grumbullimin e parë

Sport

Zinedine Zidane do ta bëjë të premten publik listën e tij të parë të Francës, pas zëvendësimit të Didier Deschamps në krye të “Les Bleus”. Trajneri i ri i Francës pritet të sjellë disa ndryshime në përfaqësuese, me disa emra të rinj që mund të marrin ftesë për herë të parë. Sipas “RMC Sport”, njëri […]

Madhësia e shkronjave

Zinedine Zidane do ta bëjë të premten publik listën e tij të parë të Francës, pas zëvendësimit të Didier Deschamps në krye të “Les Bleus”.

Trajneri i ri i Francës pritet të sjellë disa ndryshime në përfaqësuese, me disa emra të rinj që mund të marrin ftesë për herë të parë. Sipas “RMC Sport”, njëri prej tyre është Jeremy Jacquet, i cili ka bërë një fillim mbresëlënës të sezonit me Liverpoolin.

Jacquet është përfshirë në listën paraprake të lojtarëve të përzgjedhur nga Zidane dhe paraqitjet e tij në javët e para të sezonit kanë rritur mundësinë që ai të jetë pjesë e grumbullimit të parë të trajnerit francez.

“Një klub legjendar”, fjalët e para të Jeremy Jacquet pas përfundimit të transferimit te Liverpooli telegrafi.com

Një tjetër emër që mund të jetë pjesë e listës së re është Adrien Truffert. Zidane po shqyrton ndryshime në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa pozita e Theo Hernandez dhe vëllait të tij, Lucas Hernandez, nuk është e sigurt.

Në anën tjetër, William Saliba do të mungojë për shkak të një lëndimi në shpinë, duke krijuar një tjetër dilemë për trajnerin e ri francez në repartin defensiv.

Camavinga pritet të ketë rol më të madh

Në mesfushë, Eduardo Camavinga mund të marrë një rol më të rëndësishëm nën drejtimin e Zidane. Kjo vjen në një periudhë kur karriera e N’Golo Kanté me Francën duket se po shkon drejt fundit.

Në portë, ndërkohë, Mike Maignan pritet ta ruajë statusin e portierit të parë të përfaqësueses.

Mësohen prapaskenat si dështoi shitja e Edouardo Camavingas te gjiganti evropian për 50 milionë euro telegrafi.com

Zidane do ta publikojë listën e parë të Francës të premten në orën 18:00. Më pas, “Les Bleus” do të përballen me një kalendar të ngjeshur, me katër ndeshje në Ligën e Kombeve ndaj Turqisë, Belgjikës në dy raste dhe Italisë, të gjitha brenda periudhës nga 25 shtatori deri më 5 tetor. /Telegrafi/