Kylian Mbappe ka treguar se ka gjetur më shumë qetësi që prej transferimit te Real Madridi, ndërsa po përshtatet me jetën në Spanjë.
Sulmuesi francez e ka bërë këtë deklaratë në një intervistë për gazetën “AS”, ku ka folur për jetën e tij të re në Madrid dhe për atë që ka gjetur pas largimit nga Franca.
I pyetur nëse në Madrid ka gjetur atë që kërkonte, Mbappe u përgjigj drejtpërdrejt: “Kam gjetur më shumë qetësi këtu. Në Francë kam më pak qetësi”.
27-vjeçari shpjegoi se një prej arsyeve pse dëshironte të transferohej në Spanjë ishte dëshira për të njohur një kulturë të re dhe për t’u përshtatur sa më shpejt me jetën atje.
Mbappe pranoi se periudha e parë pas transferimit nuk ishte e lehtë. Vështirësia kryesore lidhej me faktin se ende nuk kishte një shtëpi të tijën, gjë që e bënte të ndiqte me mall momentet pranë familjes.
“Sapo pata vendin tim, isha gjithmonë i lumtur në Madrid dhe në Spanjë”, shtoi ylli i Real Madridit.
Interi dominon, por Mbappe dhe Valverde shënojnë – magjia e Championsit fillon telegrafi.com
Kështu, pavarësisht presionit të madh që shoqëron një futbollist të nivelit të tij, Mbappe thotë se jeta në Madrid i ka sjellë një ndjenjë më të madhe qetësie dhe kënaqësie jashtë fushës. /Telegrafi/






