“Arsenali ia doli në këtë mënyrë”, Eden Hazard i shpjegon Chelseas si ta fitojnë Ligën Premier

Sport

Ish-ylli i Chelseat, Eden Hazard, ka bërë thirrje që londinezët të përmirësohen në aspektin defensiv nëse duan të luftojnë për titullin e Ligës Premier. Belgu e ka marrë Arsenalin si shembull, duke theksuar se “Topçinjtë” nisën të konkurronin seriozisht për trofeun dhe më pas e fituan atë falë edhe mbrojtjes së fortë. “Prandaj Arsenali e […]

Madhësia e shkronjave

Ish-ylli i Chelseat, Eden Hazard, ka bërë thirrje që londinezët të përmirësohen në aspektin defensiv nëse duan të luftojnë për titullin e Ligës Premier.

Belgu e ka marrë Arsenalin si shembull, duke theksuar se “Topçinjtë” nisën të konkurronin seriozisht për trofeun dhe më pas e fituan atë falë edhe mbrojtjes së fortë.

“Prandaj Arsenali e fitoi vitin e kaluar”.

“Sepse ndonjëherë ata luanin shumë keq në fund të ndeshjes, fitonin një korne dhe pastaj 1-0, por mendoj se kjo vjen me përvojën.

“Sa më shumë përvojë të kesh, aq më shumë ndeshje të tilla mund t’i fitosh”.

Chelsea ka pësuar shumë gola këtë edicion në Ligën Premier dhe kjo u pa sidomos në humbjen e fundit nga Brentfordi, ku morën tre gola për 10 minuta.

Përndryshe, Hazard i dha fund karrierës pasi nuk i funksionoi te Real Madridi, ku vuajti nga lëndimet e shpeshta, duke mos arritur assesi ta gjente atë formën që kishte dikur te Chelsea./Telegrafi/