Zidane flet për Benzeman dhe zbulon arsyen pse nuk e ftoi te Franca

Sport

Zinedine Zidane ka publikuar listën e tij të parë si përzgjedhës i Kombëtares së Francës, duke sjellë disa emra të rinj në ekip. Edhe pse disa tifozë shpresonin për një rikthim të bujshëm të Karim Benzemas nën drejtimin e ish-trajnerit të tij te Real Madridi, Zidane e ka përjashtuar këtë mundësi. Duke shpjeguar pse sulmuesi […]

Madhësia e shkronjave

Zinedine Zidane ka publikuar listën e tij të parë si përzgjedhës i Kombëtares së Francës, duke sjellë disa emra të rinj në ekip.

Edhe pse disa tifozë shpresonin për një rikthim të bujshëm të Karim Benzemas nën drejtimin e ish-trajnerit të tij te Real Madridi, Zidane e ka përjashtuar këtë mundësi.

Duke shpjeguar pse sulmuesi veteran nuk u përfshi në planet e tij, Zidane e bëri këtë me një dozë humori.

“Është mirë, sepse kjo i bën njerëzit të flasin për Karim, me të cilin kam kaluar shumë vite në Madrid (qesh). E dua”, ka thënë Zidane.

“Ai ka luajtur për Kombëtaren e Francës dhe tashmë po i kalon vitet. Njësoj si N’Golo Kante. Sot, duhet të shoh lojtarët më të rinj, por kjo nuk ia zbeh aspak karrierën e tij me Kombëtaren e Francës dhe në nivel klubesh”.

Zidane theksoi se prioriteti i tij aktual është vlerësimi i lojtarëve të rinj, në vend të rikthimit të yjeve veteranë për ndeshjet e ardhshme.

Përzgjedhësi i ri i Francës gjithashtu bëri të qartë se ky vendim nuk e zbeh në asnjë mënyrë karrierën e jashtëzakonshme të Benzemas me klubin dhe kombëtaren./Telegrafi/