Kampionia në fuqi triumfoi ndaj Rahovecit 029 me rezultat 101:106, në ndeshjen hapëse të ProCredit Superligës.
Pas epërsisë 55:47 në pjesën e parë, Rahoveci zhvilloi një çerek të tretë shumë të mirë dhe arriti ta përmbyste rezultatin.
Megjithatë, Trepça u rikthye në fund për ta siguruar fitoren.
Te Trepça u dalluan J. Payne me 25 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime dhe M. Mobley me 22 pikë.
Kurse te Rahoveci, Samir Zekiqi realizoi 30 pikë, ndërsa Rozier shtoi 18./Telegrafi/






