“Mori vendim të gabuar”, gazetari Bardh Maxhuni jep mendimin për pensionimin e Amir Rrahmanit

Sport

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit, Lavdim Pireva, Shkumbin Pireva dhe Bardh Maxhuni, diskutuan për zhvillimet e fundit rreth Kombëtares së Kosovës, duke u ndalur te pensionimet e disa prej futbollistëve, prurjet e reja dhe pritshmëritë për paraqitjet e “Dardanëve” në Ligën e Kombeve. Ky episod realizohet me […]

Madhësia e shkronjave

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit, Lavdim Pireva, Shkumbin Pireva dhe Bardh Maxhuni, diskutuan për zhvillimet e fundit rreth Kombëtares së Kosovës, duke u ndalur te pensionimet e disa prej futbollistëve, prurjet e reja dhe pritshmëritë për paraqitjet e “Dardanëve” në Ligën e Kombeve. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Gazetari Bardh Maxhuni ka kritikuar vendimin e Amir Rrahmanit për t’u pensionuar nga Kosova, duke thënë se ai duhej të merrte parasysh edhe faktorë të tjerë para se të vinte deri tek ky vendim.

Te Amir Rrahmani unë mendoj që ka bërë gabim për mënyrën se si është pensionuar. Ne kemi raste shumë që edhe në moshën e Rrahmanit pensionohen, por zakonisht janë arsye sportive, ndoshta ndonjë lëndim i shpeshtë, ose diçka ose tek e fundit dikush edhe i jep prioritet karrierës me klubin, po këtu arsyetimi i Rrahmanit ke që ka probleme me persona brenda Federatës”.

“Që kjo është për çfarëdo qofshin ato arsye, unë mendoj që ky është dashtë me e marrë parasysh që është kapiten i Kombëtares dhe ai i përfaqëson aty popullin e Kosovës dhe nuk i përfaqëson vetëm ata që punojnë Federatë, se në fund aty munden të ndryshojnë, por ne jemi këtu prapë, domethënë tifozat. Dhe unë mendoj që është një gabim prej anës së Rrahmanit ky pensionim”.

“Kjo nuk është hera e parë që me Rrahmanin ka pas këso situata, për shkak se edhe kur ka ndodhë më herët që ka mungu me ndonjë grumbullim edhe kur është kriju ajo përshtypje që për çfarë arsye, për shembull, nuk e ka ditur opinioni për çfarë arsye po mungon, Rrahmani nuk është që ka dalë me një prononcim me thënë jam i lënduar ose diçka, bile është një rast kur agjenti i tij del thotë mungon për shkak se me Kosovën nuk ka objektiva”.

“Ndërsa sa i përket Florent Hadërgjonajt, unë pajtohem me Shkumbinin që tha se pavarësisht se ka qenë i sinqertë që ka thënë nuk po vij për shkak se nuk po marr minuta, unë mendoj që një futbollist konkurrenca vetëm duhet ta bëjë më të fortë dhe më të uritur për ta dëshmuar veten, sidomos te Kombëtarja, e ai tash momentin e parë që e pa që u rrit konkurrenca, u tërhoq”, ka thënë Maxhuni mes tjerash.

Episodin e plotë me gazetarët e Telegrafit mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/