Barcelona ka regjistruar fitoren e radhës në La Liga, për ta mposhtur në udhëtim Sevillan.
Katalunasit arkëtuan pikët e plota pas një tjetër paraqitje të shkëlqyer, ku triumfuan me rezultat 1-3.
Youssouf Fofana fillimisht e shtangu Barcelonën për të përfituar nga harkimi i Correia, duke realizuar me kokë (19’).
Sidoqoftë, vetëm tre minuta më vonë Raphinha me një gol të bukur arriti ta barazojë rezultatin (22’).
Braziliani u përkujdes edhe për golin e dytë duke shënuar një gol të bukur pas asistimit të Lamine Yamal (52’).
Raphinha bashkëpunoi sërish me Yamal edhe për ta kompletuar het-trikun me një parabolë të bukur si dhe vulosur fitoren njëkohësisht (69’).
Me këtë triumf Barcelona shkon në kuotën e 21 pikëve pas shtatë xhirove, ndërsa Sevilla zë pozitën e pestë me 13 sosh./Telegrafi/






