Shërbimi publik irlandez RTE ka njoftuar se Irlanda nuk do të marrë pjesë dhe nuk do ta transmetojë Eurosongun e vitit të ardhshëm në Bullgari, për të dytin vit radhazi.
Vendimi lidhet me pjesëmarrjen e Izraelit dhe situatën humanitare në Gaza.

RTE tha se vendimi është marrë për shkak të vuajtjeve të vazhdueshme të civilëve në Gaza dhe krizës humanitare.
Edhe Holanda ka paralajmëruar bojkotin e edicionit të ardhshëm, teksa këtë vit Irlanda, Holanda, Islanda, Sllovenia dhe Spanja nuk morën pjesë në shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së Izraelit.
Organizatorët e Eurovisionit kanë shprehur keqardhje për vendimin e Irlandës, por kanë thënë se e respektojnë atë.
Konkursi i ardhshëm pritet të mbahet në maj në Burgas të Bullgarisë, pasi këngëtarja Dara fitoi edicionin e vitit 2026.
Pjesëmarrja e Izraelit në Eurosong ka shkaktuar debate dhe protesta të shumta vitet e fundit, veçanërisht për shkak të luftës në Gaza. /Telegrafi/





