Një ditë pas aktgjykimit në Hagë, institucionet në Kosovë e Shqipëri në lëvizje

Nacionale

Një ditë pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, institucionet dhe përfaqësuesit politikë në Kosovë e Shqipëri kanë reaguar dhe kanë zhvilluar takime për situatën e krijuar pas vendimit. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka zhvilluar të enjten takime të ndara […]

Madhësia e shkronjave

Një ditë pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, institucionet dhe përfaqësuesit politikë në Kosovë e Shqipëri kanë reaguar dhe kanë zhvilluar takime për situatën e krijuar pas vendimit.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka zhvilluar të enjten takime të ndara me liderët e tri partive parlamentare, kryeministrin Albin Kurti, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini.

Hamza ka bërë të ditur se takimet janë zhvilluar me kërkesën e tij, pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Sot, me kërkesën time, pas vendimit në Hagë, u takova ndaras me tre liderët e partive parlamentare, z. Kurti, z. Abdixhiku dhe z. Gjini.

Ne biseduam për seriozitetin e situatës së krijuar, sfidat me të cilat po përballemi, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në këtë periudhë të rëndësishme për popullin dhe shtetin tonë”, ka deklaruar Hamza.

Kurti: Aktgjykimi duhet të ndryshohet në Apel

Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, gjatë takimit me Hamzën, kryeministri Albin Kurti ka vlerësuar se aktgjykimi është i padrejtë dhe me pasoja të gjera.

“Duke e vlerësuar aktgjykimin të padrejtë, të rëndë dhe me pasoja të gjera, kryeministri Kurti theksoi se ai duhet ndryshuar pozitivisht në shkallën e Apelit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ndërkohë, mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka bërë të ditur se do ta apelojë vendimin e Dhomave të Specializuara.

Avokati i Thaçit, Luka Misetiç, ka deklaruar se klienti i tij u shpreh mirënjohës për mbështetjen e marrë nga qytetarët e Kosovës dhe shqiptarët në mbarë botën, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë paqësorë.

“Hashim Thaçi dëshiron të shprehë mirënjohjen e tij të sinqertë për mbështetjen e madhe që ai, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kanë marrë nga populli i Kosovës dhe nga komuniteti ndërkombëtar, dhe u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të mbeten paqësorë në përgjigje të padrejtësisë së djeshme”, ka deklaruar Misetiç.

Ai ka konfirmuar gjithashtu se mbrojtja do të ndjekë procedurën e apelit.

“Avokatët e z. Thaçi do të apelojnë vendimin e djeshëm të gjyqit para Panelit të Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, duke pohuar gabime të rëndësishme ligjore dhe faktike që dëmtuan drejtësinë e procedurave”, ka thënë Misetiç.

Një ditë pas shpalljes së aktgjykimit, ka reaguar edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes avokatit të tij, Luka Misetiç.

Thaçi ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që ai dhe tre ish-krerët e tjerë të UÇK-së kanë marrë nga populli i Kosovës dhe shqiptarët në mbarë botën, ndërsa ka bërë thirrje për qetësi.

“Hashim Thaçi dëshiron të shprehë mirënjohjen e tij të sinqertë për mbështetjen e madhe që ai, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kanë marrë nga populli i Kosovës dhe nga komuniteti ndërkombëtar, dhe u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të mbeten paqësorë në përgjigje të padrejtësisë së djeshme”, ka deklaruar Misetiç.

Avokati ka konfirmuar se mbrojtja e Thaçit do ta apelojë aktgjykimin në Panelin e Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

“Avokatët e z. Thaçi do të apelojnë vendimin e djeshëm të gjyqit para Panelit të Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, duke pohuar gabime të rëndësishme ligjore dhe faktike që dëmtuan drejtësinë e procedurave”, ka thënë Misetiç.

Kuvendi i Shqipërisë miraton rezolutën për ish-krerët e UÇK-së

Reagime ka pasur edhe në Shqipëri. Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 92 vota pro një deklaratë të përbashkët lidhur me procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në deklaratë, Kuvendi i Shqipërisë shpreh mbështetje për ish-krerët e UÇK-së dhe kundërshton interpretimet që, sipas tij, mund të barazojnë luftën e UÇK-së me krimet e kryera nga regjimi i Slobodan Millosheviqit në Kosovë.

“Kuvendi vëren me shqetësim se kërkesa e Prokurorisë Speciale rrezikon të krijojë një shtrembërim të rrezikshëm të historisë, duke barazuar luftën legjitime të një populli për mbijetesë dhe liri me krimet e regjimit serb të Millosheviçit, i cili kreu spastrim etnik dhe krime kundër njerëzimit ndaj popullit të Kosovës”, ka deklaruar ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani.

Rezoluta ishte propozuar nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Ai e ka kritikuar kërkesën e Prokurorisë në Hagë, duke thënë se ajo paraqet, sipas tij, një goditje ndaj luftës çlirimtare të Kosovës.

Nga ana tjetër, deputetë të opozitës shqiptare kanë marrë pjesë në hartimin dhe votimin e deklaratës, por kanë kritikuar shumicën për mënyrën se si po e trajton këtë çështje.

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se çështja po përdoret nga mazhoranca për të zhvendosur vëmendjen nga debate të tjera politike në Shqipëri.

Në deklaratën e përbashkët, Kuvendi i Shqipërisë rithekson qëndrimin se UÇK-ja ishte një lëvizje çlirimtare e lidhur me luftën për të drejtat dhe liritë e popullit të Kosovës.

Aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së është shpallur më 16 shtator në Hagë. Vendimi ndaj tyre tani mund të kundërshtohet përmes procedurave të apelit, të cilat janë paralajmëruar tashmë nga ekipet mbrojtëse./Telegrafi/