Sydney Sweeney zbulon arsyen pse zgjodhi të pozonte nudo për reklamën virale

Magazina

Sydney Sweeney ka surprizuar fansat pasi u shfaq pa rroba në një reklamë virale të platformës së basteve sportive Novig. Aktorja, e cila zotëron edhe një pjesë të kompanisë, zgjodhi të bashkëpunojë me të pasi platforma fokusohet vetëm te sporti dhe nuk ofron tregje për tema të tjera personale. Themeluesi dhe CEO i Novig, Jacob […]

Madhësia e shkronjave

Sydney Sweeney ka surprizuar fansat pasi u shfaq pa rroba në një reklamë virale të platformës së basteve sportive Novig.

Aktorja, e cila zotëron edhe një pjesë të kompanisë, zgjodhi të bashkëpunojë me të pasi platforma fokusohet vetëm te sporti dhe nuk ofron tregje për tema të tjera personale.

Themeluesi dhe CEO i Novig, Jacob Fortinsky, tha se Sydney nuk ndihej rehat me platformat që vendosin baste edhe për gjëra të tilla si ngjyra e të brendshmeve që mund të veshë një person, shkruan DailyMail.

Sipas tij, aktorja beson se ka diçka më të pastër në fokusimin vetëm te sporti.

Në reklamë, Sydney shfaqet duke përdorur pajisje sportive për të mbuluar trupin, ndërsa mesazhi i saj është se Novig ofron vetëm baste sportive, pa tregje për luftëra, vdekje apo politikë.

Fortinsky vlerësoi gjithashtu aftësinë e saj për të tërhequr vëmendjen e publikut dhe tha se përfshirja e saj e ka futur kompaninë në një diskutim më të gjerë publik.

Në reklamë, Sydney u bën thirrje shikuesve të provojnë platformën nëse mendojnë se i njohin mirë sportet, duke theksuar se Novig është i fokusuar vetëm te sporti. /Telegrafi/