Sonte në Superligën e Kosovës do të zhvillohen dy përballje mjaft interesante.
Dukagjini do ta presë kampionen Dritën, ndërsa Llapi do të kërkojë pikët e plota në udhëtim te Drenica.
Vëmendja padyshim do të jetë në Klinë, ku “Intelektualët” do të duan këndelljen nga forma e dobët dhe t’i marrin pikët e plota.
Në anën tjetër, Dukagjini po kalon një formë të shkëlqyer për të pasur pesë ndeshje pa humbje, kësisoj synon të vazhdon me të njëjtin ritëm.
Sfidë interesante pritet të jetë edhe ndërmjet Drenicës dhe Llapit, dy skuadra që kanë për objektiv të ikin nga fundi i tabelës.
Për fund, rikujtojmë se përballjet do të nisin nga ora 19:00./Telegrafi/






