E harroi biletën në çantë, më pas zbuloi se kishte fituar 1 milion dollarë – gruas nga Kosova i buzëqesh fati në loton e Kanadasë

Life/Bizare

Drita Zeqiri, e cila jeton në Winnipeg të Kanadasë, ka fituar 1 milion dollarë në shortin Lotto Max, pasi për një kohë kishte harruar ta kontrollonte biletën fituese. Bileta ishte blerë për shortin e 31 marsit 2026 dhe kishte mbetur e harruar në çantën e saj. Zeqiri e zbuloi rastësisht disa kohë më vonë, teksa […]

Madhësia e shkronjave

Drita Zeqiri, e cila jeton në Winnipeg të Kanadasë, ka fituar 1 milion dollarë në shortin Lotto Max, pasi për një kohë kishte harruar ta kontrollonte biletën fituese.

Bileta ishte blerë për shortin e 31 marsit 2026 dhe kishte mbetur e harruar në çantën e saj. Zeqiri e zbuloi rastësisht disa kohë më vonë, teksa ishte duke bërë pazar së bashku me nusen dhe nipin e saj.

Ajo ia dorëzoi biletën arkëtarit për ta skanuar, por fillimisht nuk e kuptoi se kishte fituar çmimin e madh.

“Kur pashë ekranin, mendova se kisha fituar një dollar”, tregoi Zeqiri, shkruan yahoo.

Megjithatë, arkëtari i tha se në ekran kishte shumë më tepër zero.

“Arkëtari tha: ‘Ka më shumë zero!’ Nuk mund ta besoja – një milion! Fillova të bërtisja dhe të kërceja nga gëzimi”, rrëfeu ajo.

Zeqiri tha se shpërngulja në Kanada kishte qenë momenti më i lumtur i jetës së saj dhe se fitorja e fundit ishte vetëm hera e dytë që ishte ndier kaq e lumtur.

“E para ishte kur erdha në Kanada. Ishte ëndrra ime. Tani kam fituar 1 milion dollarë. Kanadaja është vendi më i mirë në botë, me njerëzit më të mirë në botë”, tha ajo.

Pas lajmit, Zeqiri, nusja e vëllaut dhe nipi i saj u larguan nga dyqani për të festuar së bashku fitoren e papritur. /Telegrafi/