Rita Ora ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit në Los Angeles, ku u shfaq me një fustan gjysmë transparent nga Tom Ford, teksa largohej nga ikoniku Chateau Marmont.
Këngëtarja 35-vjeçare e kombinoi fustanin e guximshëm me të brendshme të dukshme dhe një xhaketë të zezë me mbushje në shpatulla.

Ajo e kompletoi pamjen me një rrip të madh, varëse argjendi të vendosura në shtresa dhe syze të errëta Saint Laurent, shkruan DailyMail.
Chateau Marmont, një prej hoteleve më të njohura të Los Angelesit, ka pritur ndër vite emra të shumtë të famshëm, mes tyre Kate Moss, Miley Cyrus dhe Kanye West.
Rita Ora është rikthyer së fundmi edhe te një nga spekulimet më të njohura të karrierës së saj, ai për identitetin e supozuar të “Becky”-t në këngën “Sorry” të Beyonce.
Ajo ka mohuar se ka qenë personi për të cilin bëhej fjalë, ndërsa në një intervistë ka thënë se do të donte të dinte se kush i nisi këto thashetheme.
Në vitin 2022, Rita foli sërish për këtë histori me Louis Theroux, duke shpjeguar se veshja me printim limoni dhe varësja që u interpretua si shkronja “J” ishin thjesht rastësi.
Sipas saj, varësja kishte shkronjën “R”, por ajo ishte fotografuar në mënyrë që dukej si “J”. /Telegrafi/





