Pritej të bëhej legjendë e klubit, Arsenali e vendos në shitje talentin e skuadrës

Sport

Arsenal mund të befasojë në afatin veror, pasi sipas raportimeve në Angli po shqyrton mundësinë që të shesë Ethan Nwanerin, ndonëse më herët talenti konsiderohej pjesë e planeve afatgjata të klubit. Mediat bëjnë të ditur se “Topçinjtë” tashmë janë të hapur të dëgjojnë oferta në vlerën 35-40 milionë funte për 19-vjeçarin, pas një huazimi të […]

Madhësia e shkronjave

Arsenal mund të befasojë në afatin veror, pasi sipas raportimeve në Angli po shqyrton mundësinë që të shesë Ethan Nwanerin, ndonëse më herët talenti konsiderohej pjesë e planeve afatgjata të klubit.

Mediat bëjnë të ditur se “Topçinjtë” tashmë janë të hapur të dëgjojnë oferta në vlerën 35-40 milionë funte për 19-vjeçarin, pas një huazimi të vështirë te Olympique de Marseille.

Nwaneri iu bashkua klubit francez në janar në formë huazimi, por nuk arriti të lërë gjurmë të mëdha, duke regjistruar dy gola dhe një asistim në 11 paraqitje në të gjitha garat.

Raportohet se mesfushori ofensiv shkoi në Marseille me idenë se do të punonte nën drejtimin e Roberto De Zerbit, por trajneri italian u largua nga klubi në shkurt dhe më pas u emërua te Tottenham Hotspur.

Ndërkohë, trajneri aktual i Marseille, Habib Beye, ka qenë publikisht kritik ndaj Nwanerit gjatë periudhës së tij në Francë, duke e vështirësuar edhe më shumë situatën e lojtarit.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, kishte deklaruar më herët se Arsenali kishte “besim të plotë” te Nwaneri dhe se do ta vlerësonte të ardhmen e tij në fund të sezonit. Megjithatë, raportet e fundit pretendojnë se klubi londinez tani është i gatshëm të dëgjojë oferta, me disa gjigantë evropianë që po e monitorojnë nga afër.

Sipas raportimeve, Chelsea, Borussia Dortmund, Juventus dhe AC Milan janë mes klubeve që po ndjekin zhvillimet. Chelsea thuhet se ka interes të hershëm për Nwanerin, pasi kishte tentuar ta transferonte edhe më parë, përpara se lojtari të nënshkruante kontratën e fundit me Arsenalin.

Nwaneri ka regjistruar deri më tani 51 paraqitje me ekipin e parë të Arsenalit, duke shënuar 10 gola dhe duke dhënë dy asistime. Kontrata e tij aktuale në “Emirates” është e vlefshme deri në vitin 2030./Telegrafi/