Aleanca për Shqiptarët konfirmon mbështetjen për Arkin Jahiun në Bërvenicë

Rajon

Këshilli Organizativ i Aleancës për Shqiptarët, në mbledhjen e mbajtur në selinë e partisë në Tetovë, konfirmoi mbështetjen e kandidaturën e Arkin Jahiut, kandidat i AKI-së për kryetar të Komunës së Bërvenicës. “Aleanca për Shqiptarët do të angazhojë të gjitha strukturat dhe aktivistët e saj për një rezultat fitues në Bërvenicë. Bashkimi i votës shqiptare […]

Madhësia e shkronjave

Këshilli Organizativ i Aleancës për Shqiptarët, në mbledhjen e mbajtur në selinë e partisë në Tetovë, konfirmoi mbështetjen e kandidaturën e Arkin Jahiut, kandidat i AKI-së për kryetar të Komunës së Bërvenicës.

“Aleanca për Shqiptarët do të angazhojë të gjitha strukturat dhe aktivistët e saj për një rezultat fitues në Bërvenicë. Bashkimi i votës shqiptare dhe bashkëpunimi brenda AKI-së janë thelbësore që komuna të ketë përfaqësim që pasqyron vullnetin e shumicës së qytetarëve të saj”.

“Në mbledhje u diskutua edhe për përmbylljen e zgjedhjeve të brendshme në degët e mbetura, si dhe për përgatitjet drejt Kongresit të ardhshëm të Aleancës për Shqiptarët. Të bashkuar në Bërvenicë. Të organizuar dhe të vendosur për një Aleancë më të fortë”, thonë nga ASH.