“Nuk luajtëm mirë dhe nuk i zbatuam kërkesat e Mourinhos”, Fede Valverde i zemëruar pavarësisht fitores

Sport

Federico Valverde ka pranuar se Real Madridi nuk i zbatoi udhëzimet e Jose Mourinhos në fitoren 2-1 ndaj Interit në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve. Mesfushori uruguaian zbuloi se trajneri portugez kishte kërkuar nga skuadra që ta mbante topin më shumë, veçanërisht në gjysmën e fushës së Interit, si dhe të luante me […]

Madhësia e shkronjave

Federico Valverde ka pranuar se Real Madridi nuk i zbatoi udhëzimet e Jose Mourinhos në fitoren 2-1 ndaj Interit në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve.

Mesfushori uruguaian zbuloi se trajneri portugez kishte kërkuar nga skuadra që ta mbante topin më shumë, veçanërisht në gjysmën e fushës së Interit, si dhe të luante me më shumë qetësi.

Megjithatë, Valverde pranoi se madrilenët nuk arritën ta bënin këtë, sidomos në pjesën e dytë.

“Mourinho na tha shumë qartë që ta mbanim më shumë topin, veçanërisht në gjysmën e tyre të fushës, dhe të luanim më qetë. Ne nuk e bëmë këtë”.

Reali kishte marrë një epërsi prej 2-0 pas golave të Kylian Mbappes dhe Valverdes, por Interi vazhdoi të krijonte raste dhe arriti ta ngushtonte epërsinë përmes Carlos Augustos në pjesën e dytë.

Pavarësisht se siguroi tri pikët në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve, Valverde ishte mjaft kritik ndaj paraqitjes së skuadrës pas pushimit.

“Duhet të jemi kritikë ndaj vetes. Është e vërtetë që fituam dhe është e rëndësishme ta nisim me fitore, por ne si lojtarë duhet ta kuptojmë se zhvilluam një pjesë të dytë të dobët dhe nuk luajtëm mirë”.

Real Madridi ndeshjen e radhës e zhvillon si mysafir i Romës më 14 tetor./Telegrafi/