Rama: Shqipëria i ka plotësuar detyrat e shtëpisë për integrimin në BE

Nacionale

Duke folur nga podcasti i tij këtë të dielë, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria është më afër se kurrë Bashkimit Evropian ndërsa u shpreh se objektivi është i arritshëm me angazhim dhe vullnet. Ai theksoi se Komisioni Evropian dhe vendet anëtare ndodhen në një fazë ku po diskutojnë raportin e Komisionit ndërsa u shpreh […]

Madhësia e shkronjave

Duke folur nga podcasti i tij këtë të dielë, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria është më afër se kurrë Bashkimit Evropian ndërsa u shpreh se objektivi është i arritshëm me angazhim dhe vullnet.

Ai theksoi se Komisioni Evropian dhe vendet anëtare ndodhen në një fazë ku po diskutojnë raportin e Komisionit ndërsa u shpreh se raporti thotë se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat e shtëpisë.

Rama tha se vendi është në një proces të pandalshëm reformash dhe transformimesh që po e afrojnë Shqipërinë gjithnjë e më shumë me objektivin historik të anëtarësimit në Bashkimin Europian ndërsa njëkohësisht po forcojnë sundimin e ligjit, transparencën dhe mirëqeverisjen.

“Negociatat kanë avancuar me ritëm, kapitujt janë hapur në kohë rekord, marrëdhënia me Bashkimin Europian ndërtohet ditë pas dite me rezultate konkrete dhe tani Komisioni Europian dhe vendet anëtare përmes ambasadorëve të tyre janë në një fazë kyçe të procesit ku diskutojnë raportin e Komisionit, i cili nënvizon se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat e shtëpisë dhe është e gatshme të hyjë në fazën e mbylljes së kapitujve duke kaluar përmes piketave të ndërmjetme dhe e gjitha kjo nuk ka ardhur rastësisht, ka ardhur me punë, ka ardhur me rezultate, ka ardhur nga një proces transformues që vazhdon në çdo sektor.

Reforma në drejtësi, transformimi i administratës, digjitalizimi i shërbimeve, modernizimi i ekonomisë, investimet dhe transformimet në energji, infrastrukturë, standarde të reja në sektorët strategjikë nuk janë pjesë të shkëputura dhe as një listë fjalësh pa përmbajtje, por janë hallkat e një zinxhiri gjithnjë e më solid të ndërtimit të shtetit europian të shqiptarëve. Prandaj 9 maji nuk është për ne vetëm festa e Europës, por është edhe momenti kur marrim frymë me një ndjenjë legjitime krenarie dhe ecim përpara për të arritur majën që tanimë është e arritshme me angazhim, angazhim, angazhim dhe vullnet, vullnet, vullnet”, theksoi Rama./euronews/