E krahasojnë me yjet më të mëdha, 20-vjeçarja që po kthehet në ikonën e basketbollit

Sport

Iyana Martin, basketbollistja 20-vjeçare nga Oviedo, është shndërruar në një nga emrat më të përfolur të basketbollit spanjoll pas paraqitjes së saj në Kampionatin Botëror të Femrave, ku Spanja fitoi medaljen e bronztë. Me lojën spektakolare dhe personalitetin e saj në parket, ajo ka tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe tashmë fama e saj ka kaluar […]

Madhësia e shkronjave

Iyana Martin, basketbollistja 20-vjeçare nga Oviedo, është shndërruar në një nga emrat më të përfolur të basketbollit spanjoll pas paraqitjes së saj në Kampionatin Botëror të Femrave, ku Spanja fitoi medaljen e bronztë.

Me lojën spektakolare dhe personalitetin e saj në parket, ajo ka tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe tashmë fama e saj ka kaluar edhe kufijtë e Spanjës.

Në Botëror, Martín u përzgjodh në pesëshen më të mirë të turneut dhe u shpall lojtarja e re më e mirë.

Ajo shënoi mesatarisht 17.5 pikë për ndeshje, me statistika mbresëlënëse në gjuajtje, ndërsa regjistroi edhe 4.2 asistime për ndeshje.

Tre herë gjatë turneut kaloi shifrën e 20 pikëve.Talenti i saj ishte vënë në pah edhe më herët, veçanërisht në Botërorin U19 në Madrid, ku pavarësisht se ishte dy vite më e re se shumica e lojtareve, shënoi 19 pikë në finale kundër SHBA-së dhe u shpall MVP e turneut, edhe pse Spanja humbi ndeshjen.

Ajo njihet për mënyrën kreative të lojës: realizon kosha të vështirë, gjen hapësira aty ku duket se nuk ekzistojnë dhe shpesh surprizon me pasime dhe lëvizje të pazakonta.

Jashtë parketit, megjithatë, Iyana paraqitet si një vajzë e thjeshtë dhe larg çdo lloj divizmi.

I pëlqejnë rrjetet sociale, TikTok-u, leximi dhe koha me miqtë.Edhe pse kishte oferta për të luajtur në universitetet amerikane dhe u përzgjodh e shtata në draftin e WNBA-së, ajo zgjodhi të qëndrojë në Spanjë për të vazhduar zhvillimin e saj.

Me talentin, popullaritetin dhe stilin e saj unik, gjithçka tregon se basketbolli spanjoll është dëshmitar i lindjes së një ikone të re. /Telegrafi/