Dimitrieska-Koçoska: Ndërtojmë doganë moderne, efikase dhe të sigurt

Rajon

“Po shndërrojmë doganën në një doganë moderne, efikase dhe të sigurt. Sot, në vendkalimin kufitar Tabanovcë u prezantuan rezultatet e projektit të zbatuar me mbështetjen e BE-së me vlerë rreth 4 milionë euro”. Kjo u theksua nga ministrja e Financave në vendkalimin kufitar Tabanovcë me rastin e përfundimit me sukses të projekteve të zbatuara në […]

Madhësia e shkronjave

“Po shndërrojmë doganën në një doganë moderne, efikase dhe të sigurt. Sot, në vendkalimin kufitar Tabanovcë u prezantuan rezultatet e projektit të zbatuar me mbështetjen e BE-së me vlerë rreth 4 milionë euro”. Kjo u theksua nga ministrja e Financave në vendkalimin kufitar Tabanovcë me rastin e përfundimit me sukses të projekteve të zbatuara në kuadër të Dokumentit aksional “BE-ja kundër krimit të organizuar, me mbështetje për tregtinë”.“Sot jemi këtu në vendkalimin kufitar për të parë rezultatet konkrete të një projekti tjetër të rëndësishëm të zbatuar me mbështetjen e BE-së me vlerë 4 milionë euro. Rëndësia e tij është shumë më e madhe se vlera e pajisjeve të prokuruara. Ky është investim në një institucion që ka një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm për shtetin – në mbrojtjen e interesave financiare, në luftën kundër krimit të organizuar dhe ndërkufitar, por në të njëjtën kohë në krijimin e kushteve për tregti më të shpejtë dhe thjeshtësuar”, tha ministrja.Me mbështetjen e Bashkimit Evropian, janë siguruar pajisje të specializuara dhe zgjidhje moderne teknologjike për kontrolle dhe hetime, pajisje dhe softuerë IT, si dhe automjete të reja të specializuara për ekipet doganore mobile dhe njësinë K-9. Sipas ministres, e gjithë kjo do të thotë kushte më të mira pune për nëpunësit doganorë, mobilitet më i madh dhe kapacitete më të mira për të zbuluar dhe parandaluar tregtinë e paligjshme dhe krimin ndërkufitar.Ajo shtoi se paralelisht po investohet edhe në digjitalizim, i cili do të nënkuptojë më pak procedura administrative, qasje më të thjeshtësuar në sistemet doganore dhe përfundim më të shpejtë të procedurave.“Me zhvillimin e sistemeve EORI2 dhe të sistemit për menaxhim të unifikuar të identiteteve të shfrytëzuesve dhe nënshkrimit dixhital, bëhet një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një qasjeje të vetme, më të thjeshtësuar dhe më të sigurt dixhitale në shërbimet doganore, e cila është thelbësore për operatorët ekonomikë. Për administratën doganore, nga ana tjetër, kjo nënkupton të dhëna më të mira dhe më cilësore, siguri më të madhe dhe ndërlidhje më të mirë të sistemeve”, tha ministrja, duke shtuar se këto ndryshime janë pjesë edhe e procesit të harmonizimit me standardet doganore evropiane dhe të përgatitjeve tona për integrimin në Tregun e Vetëm dhe Bashkimin Doganor të Bashkimit Evropian.Siç theksoi ajo, në këtë proces është veçanërisht e rëndësishme të sigurojmë kushte të përshtatshme pune për nëpunësit doganorë, sepse një institucion i fuqishëm ndërtohet edhe përmes njerëzve që çdo ditë i zbatojnë këto standarde në praktikë. Me këtë rast, ajo shprehu mirënjohje për partneritetin e vazhdueshëm me Bashkimin Evropian, përmes të cilit gjatë periudhës së kaluar janë realizuar disa projekte në mbështetje të administratës doganore, përfshirë edhe në vendkalimin kufitar Tabanoc.Në kuadër të Programit IPA 1, deri më tani janë realizuar me sukses një sërë projektesh që kanë kontribuar në avancimin e proceseve dhe të sistemit të punës doganore. Në kuadër të IPA-s, me vlerë prej 1.8 milionë eurosh, është kryer rikonstruksioni dhe zgjerimi i objekteve për zhdoganim dhe inspektim. Gjithashtu, me mbështetje në vlerë prej 1 milion eurosh, janë realizuar me sukses një sërë prokurimesh për përmirësimin e proceseve në vendkalimin kufitar Tabanoc. Konkretisht, janë blerë automjete, pajisje GPS për monitorimin e automjeteve, pajisje IT dhe pajisje multifunksionale, pajisje zyre, veshje mbrojtëse për kryerjen e kontrolleve zyrtare, si dhe pajisje për kryerjen e kontrolleve zyrtare”, theksoi ministrja.