Trump: Mund të pranojmë një ndalim 20-vjeçar të programit bërthamor të Iranit

Bota

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se mund të mbështesë një marrëveshje që do të ndalte aktivitetin bërthamor të Iranit për një periudhë 20-vjeçare, duke theksuar se garancitë nga Teherani duhet të jenë të besueshme dhe të zbatueshme. “20 vjet janë të mjaftueshme. Por niveli i garancisë nga ana e tyre… duhet të jetë një […]

Madhësia e shkronjave

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se mund të mbështesë një marrëveshje që do të ndalte aktivitetin bërthamor të Iranit për një periudhë 20-vjeçare, duke theksuar se garancitë nga Teherani duhet të jenë të besueshme dhe të zbatueshme.

“20 vjet janë të mjaftueshme. Por niveli i garancisë nga ana e tyre… duhet të jetë një periudhë reale prej 20 vitesh”, tha Trump gjatë një deklarate për mediat.

Komentet e liderit amerikan vijnë në një kohë tensionesh të vazhdueshme lidhur me programin bërthamor të Iran dhe përpjekjeve ndërkombëtare për të arritur një marrëveshje të re mbi kufizimin e aktiviteteve atomike të Teheranit.

Trump nuk dha detaje konkrete mbi formën e mundshme të marrëveshjes, por deklarata e tij sugjeron një qasje më fleksibile krahasuar me qëndrimet e mëparshme të ashpra ndaj Iranit.

Çështja e programit bërthamor iranian mbetet një nga temat kryesore në politikën e jashtme amerikane dhe në marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Ndryshe, SHBA-ja dhe Irani kanë arritur kohë më parë një armëpushim pa afat të caktuar pas disa javësh lufte. /Telegrafi/