Zelensky: SHBA-ja duhet të sigurohet se Rusia është vërtet gati para se Ukraina të pranojë propozimin

Bota

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Ukraina është e gatshme të mbështesë një hap drejt uljes së tensioneve me Rusinë, por vetëm nëse Shtetet e Bashkuara sigurohen se Moska është vërtet e gatshme ta zbatojë marrëveshjen. Zelensky iu referua “propozimit të fuqishëm të Shteteve të Bashkuara”, pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Kievi […]

Madhësia e shkronjave

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Ukraina është e gatshme të mbështesë një hap drejt uljes së tensioneve me Rusinë, por vetëm nëse Shtetet e Bashkuara sigurohen se Moska është vërtet e gatshme ta zbatojë marrëveshjen.

Zelensky iu referua “propozimit të fuqishëm të Shteteve të Bashkuara”, pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Kievi dhe Moska kishin rënë dakord për ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike.

Në një postim në Telegram, Zelensky tha se propozimi amerikan parashikon një marrëveshje reciproke për “ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës kritike”.

“Nëse kjo mund të jetë hapi i parë drejt uljes së tensioneve – një hap për ndalimin e sulmeve ruse ndaj infrastrukturës sonë kritike dhe sulmeve tona në përgjigje – atëherë Ukraina është e gatshme ta mbështesë de-përshkallëzimin”, deklaroi ai.

Megjithatë, presidenti ukrainas shprehu dyshime të forta mbi gatishmërinë e Moskës për t’i dhënë fund luftës, transmeton Telegrafi.

“Ne shohim se rusët po ndiejnë tensionin për shkak të përgjigjeve tona të sakta ndaj ekonomisë ruse të luftës. Deri tani, askush nuk ka parë një dëshirë të vërtetë nga ana e Rusisë për t’i dhënë fund luftës”, tha Zelensky.

Ai shtoi se Ukraina është e gatshme të ndërmarrë hapat e nevojshëm, nëse SHBA-ja mund të “sigurohet” se Rusia është vërtet e gatshme për një marrëveshje.

Deklaratat e Zelenskyt sinjalizojnë se Kievi e sheh ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës kritike si një hap të mundshëm drejt de-përshkallëzimit, por kërkon garanci se Moska do t’i përmbahet angazhimeve të saj. /Telegrafi/