“Të gjithë të barabartë para ligjit”, arrestohet një ndër njerëzit më të pasur në Hungari- aleat i Orbanit

Bota

Gjykata hungareze i ka caktuar një muaj paraburgim pasanikut Daniel Jellinek, themeluesit dhe pronarit shumicë të Indotek Group, si dhe Norbert Sivek, ish-drejtorit të agjencisë shtetërore për menaxhimin e pasurisë, në kuadër të një hetimi të madh për korrupsion, të lidhur me kompaninë shtetërore të transportit me autobusë Volánbusz. Vendimi ende nuk është i formës […]

Madhësia e shkronjave

Gjykata hungareze i ka caktuar një muaj paraburgim pasanikut Daniel Jellinek, themeluesit dhe pronarit shumicë të Indotek Group, si dhe Norbert Sivek, ish-drejtorit të agjencisë shtetërore për menaxhimin e pasurisë, në kuadër të një hetimi të madh për korrupsion, të lidhur me kompaninë shtetërore të transportit me autobusë Volánbusz.

Vendimi ende nuk është i formës së prerë, ndërsa mbrojtja e të dyshuarve ka paraqitur ankesa, raportojnë mediat.

Hetimi lidhet me aktivitetet e kompanive shtetërore të transportit gjatë periudhës 2015–2018.

Hetuesit hungarezë dyshojnë se gjatë blerjes së 608 autobusëve të përdorur është shkaktuar dëm prej rreth 10 miliardë forintash, ose afërsisht 27.6 milionë euro.

Dyshohet se autobusët janë blerë me çmime të fryra, ndërsa një objekt biznesi është blerë gjithashtu me çmim më të lartë se vlera reale.

Policia po heton edhe rrjedhën e parave, për të cilat dyshohet se përmes kompanive ndërmjetëse dhe kontratave fiktive janë transferuar te kompani të lidhura.

Indotek Group ka deklaruar se e konsideron paraburgimin e Jelinekut një masë joproporcionale dhe ka mohuar se ai ka kryer ndonjë vepër penale.

Kompania thekson gjithashtu se hetimi nuk përfshin asnjë kompani apo pronë të grupit të saj.

Sipas listës së Forbes për vitin 2025, Jellinek renditej i shtati ndër hungarezët më të pasur, me një pasuri të vlerësuar në rreth 313 miliardë forinta (988 milionë dollarë). /Telegrafi/