Problemi me veturat autonome: Ekrani i Tesla Cybercab shqetëson shërbimet emergjente

Teknologji

Taksitë autonome të Teslës, të njohura si Cybercab, tashmë po qarkullojnë në disa pjesë të Floridës dhe Teksasit. Megjithatë, shërbimet emergjente në Austin kanë shprehur shqetësime për mënyrën se si këto automjete mund të reagojnë gjatë situatave emergjente. Zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës në Austin janë trajnuar nga Tesla për mënyrën e ndërhyrjes në rast […]

Madhësia e shkronjave

Taksitë autonome të Teslës, të njohura si Cybercab, tashmë po qarkullojnë në disa pjesë të Floridës dhe Teksasit. Megjithatë, shërbimet emergjente në Austin kanë shprehur shqetësime për mënyrën se si këto automjete mund të reagojnë gjatë situatave emergjente.

Zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës në Austin janë trajnuar nga Tesla për mënyrën e ndërhyrjes në rast incidentesh me Cybercab. Por komandanti i zjarrfikësve në Austin, Matthew McElearney, ka thënë se nuk është i sigurt se sa efektiv do të jetë ky trajnim në situata reale.

Një nga problemet kryesore është ekrani me prekje, përmes të cilit kontrollohen funksionet e automjetit. Ekrani mund të mos reagojë siç duhet për shkak të dorezave të zjarrfikësve, duarve të lagura ose të ndotura, dëmtimit të ekranit apo humbjes së energjisë.

Problemi është edhe më serioz sepse Cybercab nuk ka pedale frenimi apo gazi, levë të marsheve dhe as timon. Kjo do të thotë se kontrollet varen nga ekrani me prekje. Nëse ai nuk funksionon, ekipet emergjente duhet të kontaktojnë shërbimin e Teslës për ndihmë.

Sipas dokumentacionit të Teslës për shërbimet emergjente, në një rast të tillë ekipet duhet të jenë të uniformuara dhe të tregojnë distinktivin ose identifikimin zyrtar para një kamere të vendosur në shtyllën B të automjetit, në mënyrë që një operator i Teslës t’u ofrojë ndihmë. Këto hapa mund të shkaktojnë vonesa në situata ku çdo sekondë është e rëndësishme.

Ndërkohë, Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada (NHTSA) po heton Teslën lidhur me pretendimet për mospërmbushjen e disa kërkesave federale të sigurisë për robotaksitë e saj, përfshirë mungesën e kontrolleve manuale.

Deri më tani nuk është raportuar ndonjë rast ku Cybercab të ketë penguar një ndërhyrje emergjente, por shërbimet e emergjencës paralajmërojnë se një situatë e tillë mund të paraqesë probleme serioze në të ardhmen. /Telegrafi/