Partneri i këngëtares Fifi, Adis Patushi, ka reaguar publikisht ndaj komenteve fyese dhe provokuese që janë bërë ndaj artistes në rrjetet sociale.
Reagimi i tij vjen pak kohë pasi Fifi shprehu publikisht mbështetjen e saj për ish-krerët e UÇK-së, të cilët u përballën me procese gjyqësore në Hagë.

Përmes një postimi në InstaStory, Adisi ka publikuar një pamje nga komentet në rrjetet sociale, ku shihen mesazhe dhe fyerje në gjuhën serbo-kroate.
I revoltuar nga komentet, ai iu është përgjigjur drejtpërdrejt komentuesve me një mesazh të prerë: “Ju Serbve ju qr…. Sidomos ju qe komentoni”.
Reagimi i Adisit ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, duke shfaqur mbështetjen e tij ndaj Fifit përballë komenteve negative. /Telegrafi/





