Christina Aguilera, Eva Herzigova dhe Monica Bellucci shkëlqejnë në galanë e Monakos

Magazina

Christina Aguilera, Eva Herzigova dhe Monica Bellucci tërhoqën vëmendjen me paraqitjet e tyre elegante në galanë e Fondacionit të Princit Albert II të Monakos, e cila u mbajt të premten në Opera Garnier për të shënuar 20-vjetorin e eventit. Christina Aguilera, 45 vjeçe, zgjodhi një fustan të zi me dekolte të thellë dhe një çarje […]

Madhësia e shkronjave

Christina Aguilera, Eva Herzigova dhe Monica Bellucci tërhoqën vëmendjen me paraqitjet e tyre elegante në galanë e Fondacionit të Princit Albert II të Monakos, e cila u mbajt të premten në Opera Garnier për të shënuar 20-vjetorin e eventit.

Christina Aguilera, 45 vjeçe, zgjodhi një fustan të zi me dekolte të thellë dhe një çarje deri në kofshë, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj.

Eva Herzigova, 53 vjeçe, u shfaq me një fustan të zi pa rripa, ndërsa Monica Bellucci, 61 vjeçe, shkëlqeu me një fustan të gjatë me jakë V, shkruan DailyMail.

Në event morën pjesë rreth 250 të ftuar, mes tyre edhe aktori Richard Gere, 77 vjeç, i cili u shfaq me smoking të zi. Producentja italiane Monika Bacardi zgjodhi një kostum të bardhë me prerje të veçanta.

Për Eva Herzigovën, gala erdhi pas martesës së saj me biznesmenin italian Gregorio Marsiaj. Çifti u takua në vitin 2001 në Varigotti të Italisë dhe u fejuan në vitin 2017, ndërsa këtë verë u martuan në kishën e San Vitos, pas 25 vitesh së bashku. Eva ka qenë më parë e martuar me bateristin e Bon Jovi, Tico Torres.

Modelja çeke u bë e famshme edhe për fushatën “Hello Boys” të Wonderbra në vitin 1994 dhe më pas punoi me marka të njohura si Louis Vuitton, Dolce & Gabbana, Dior dhe Chanel.

Duke folur më herët për marrëdhënien e saj me Gregorion, ajo tha: “Ai më bën të ndihem kaq mirë për atë që jam, ashtu siç jam.

Kam momente që nuk duke u ndjerë mirë. Por ai gjithmonë më ngre në këmbë dhe më nxjerr në pah. Ai është një person kaq pozitiv dhe një baba kaq i mrekullueshëm. Ai ma mbush jetën me gëzim”. /Telegrafi/