Reagon ashpër Xhuli: Imagjinojeni të luftoni për vendin tuaj, vetëm që Evropa të vijë dhe t’ju thotë “Ke kryer një krim”

Magazina

Juliana Nura ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas zhvillimeve të fundit në Hagë, duke shprehur pakënaqësinë e saj ndaj mënyrës se si, sipas saj, Evropa e ka trajtuar Kosovën dhe luftën e saj për liri. Në reagimin e publikuar në gjuhën angleze, Nura ka folur për luftën e Kosovës dhe për atë […]

Madhësia e shkronjave

Juliana Nura ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas zhvillimeve të fundit në Hagë, duke shprehur pakënaqësinë e saj ndaj mënyrës se si, sipas saj, Evropa e ka trajtuar Kosovën dhe luftën e saj për liri.

Në reagimin e publikuar në gjuhën angleze, Nura ka folur për luftën e Kosovës dhe për atë që ajo e sheh si një trajtim të padrejtë nga Evropa.

“Imagjinoni të luftoni për vendin tuaj, vetëm që Evropa të vijë dhe t’ju thotë: ‘Ke kryer një krim’. Jemi mësuar të na rrëzojnë, por ne kurrë nuk zhdukemi. Kemi luftuar për ekzistencën tonë që nga kapitujt më të hershëm të historisë. Jemi ndër popujt më të vjetër të Evropës”, shkruan ajo.

Në vazhdim të reagimit, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” ka përdorur një ton edhe më të drejtpërdrejtë, duke thënë se, sipas saj, “të gjithë e dimë pse Evropa e bën këtë”.

Nura e ka përmbyllur postimin me një tjetër mesazh të shkurtër, përmes të cilit shpreh qëndrimin e saj ndaj rolit të shqiptarëve në historinë e Evropës.

“Ne ju dhamë Evropën!”, ka shkruar ajo.

Reagimi i Julianës vjen në një ditë kur zhvillimet në Hagë kanë nxitur diskutime dhe reagime të shumta në Kosovë, pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Postimi i saj ka marrë vëmendje në rrjetet sociale, ndërsa përmes tij Nura ka vënë në fokus historinë e Kosovës, luftën për liri dhe marrëdhënien e saj me Evropën. /Telegrafi/