Aksident trafiku me fatalitet në Vlashnje të Prizrenit

Nacionale

Sonte, më datën 16.09.2026, rreth orës 20:25, është raportuar një aksident trafiku në fshatin Vlashnje, në rrugën në drejtim të fshatit Kobaj, në Prizren. Sipas informatave të para, një këmbësore rreth 21 vjeçare është goditur nga një automjet. Si pasojë e aksidentit, e njëjta ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në […]

Madhësia e shkronjave

Sonte, më datën 16.09.2026, rreth orës 20:25, është raportuar një aksident trafiku në fshatin Vlashnje, në rrugën në drejtim të fshatit Kobaj, në Prizren.

Sipas informatave të para, një këmbësore rreth 21 vjeçare është goditur nga një automjet.

Si pasojë e aksidentit, e njëjta ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

Rreth orës 21:00, Policia është njoftuar nga Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit se e lënduara nuk ka mundur t’u përballojë plagëve të marra dhe si pasoj ka vdekur.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. I dyshuari është arrestuar dhe, në konsultim me prokurorin kujdestar, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave të aksidentit, njofton Policia.