Zelensky shpjegoi pse nuk mund të mbahen zgjedhjet në kohë lufte në Ukrainë

Bota

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se aktualisht është e pamundur të zhvillohen zgjedhje mbarëkombëtare në vend, për shkak të kushteve të krijuara nga lufta me Rusinë. Ai tha se miliona ukrainas jetojnë jashtë vendit, ndërsa një pjesë e qytetarëve ndodhen në territoret e pushtuara nga Rusia. Po ashtu, qindra mijëra ukrainas janë pjesë […]

Madhësia e shkronjave

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se aktualisht është e pamundur të zhvillohen zgjedhje mbarëkombëtare në vend, për shkak të kushteve të krijuara nga lufta me Rusinë.

Ai tha se miliona ukrainas jetojnë jashtë vendit, ndërsa një pjesë e qytetarëve ndodhen në territoret e pushtuara nga Rusia.

Po ashtu, qindra mijëra ukrainas janë pjesë e forcave të armatosura dhe ndodhen në shërbim ushtarak.

Një tjetër pengesë, sipas tij, është siguria. Ukraina vazhdon të jetë nën ligjin ushtarak dhe përballet me sulme të përditshme ruse, çka e bën të vështirë organizimin e një procesi zgjedhor në të gjithë territorin e vendit.

Zelensky theksoi gjithashtu se legjislacioni aktual ukrainas nuk lejon mbajtjen e zgjedhjeve mbarëkombëtare gjatë gjendjes së luftës.

Sipas presidentit ukrainas, lufta duhet të përfundojë fillimisht, në mënyrë që të gjithë qytetarëve t’u krijohet një mundësi reale për të marrë pjesë në zgjedhje.

Ndryshe, gjendja e ligjit ushtarak është aktualisht në fuqi dhe është zgjatur në korrik 2026. /Telegrafi/