Berisha: Thonë që UÇK-ja na bashkon, por po shihet se UÇK-ja po na ndan në atdhetarë dhe do të tjerë

Nacionale

Deputeti i Aleancës, Bekë Berisha, po merr pjesë në protestën para objektit të Qeverisë, duke kundërshtuar verdiktin dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Berisha tha se ka qenë i bindur se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të liroheshin nga Specialja. “Kam prit që kanë me i liru. Jam […]

Madhësia e shkronjave

Deputeti i Aleancës, Bekë Berisha, po merr pjesë në protestën para objektit të Qeverisë, duke kundërshtuar verdiktin dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Berisha tha se ka qenë i bindur se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të liroheshin nga Specialja.

“Kam prit që kanë me i liru. Jam kanë i bindur që kanë me u liru dhe kam mendu që nuk i dënon as aleatët tonë, çlirimtarët tonë. Kjo është e paprecedentë dhe nuk ka ndodhë ndonjëherë diku”, tha ai.

Sipas tij, pas këtij vendimi po shihet se UÇK-ja nuk po i bashkon qytetarët e Kosovës, por po i ndan në njerëz atdhetarë dhe disa të tjerë që nuk i kanë këto ndjenja.

“Po thonë plot që UÇK-ja na bashkon, por po shihet se UÇK-ja po na ndan në njerëz atdhetarë dhe do të tjerë që nuk i kanë këto ndjenja”, shtoi ai.