Yll Limani ka përmbyllur me sukses edhe natën e dytë të koncertit të tij në Prishtinë, duke i dhuruar publikut një tjetër mbrëmje të mbushur me emocione, muzikë dhe atmosferë të jashtëzakonshme.
Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes ishte ngjitja në skenë e Eliza Hoxhës, e cila iu bashkua artistit për interpretimin e hitit të saj të njohur “Kthehu”.
Dueti u prit me duartrokitje të shumta dhe u shndërrua në një nga momentet më të spikatura të natës.
Në koncertin e parë, surpriza për publikun ishte legjenda e muzikës shqiptare, Sinan Vllasaliu, i cili ndau skenën me Yll Limanin, duke sjellë një atmosferë nostalgjie dhe festë.
Përgjatë dy netëve, dhjetëra mijëra qytetarë mbushën hapësirën e koncertit në kryeqytet, duke kënduar në një zë hitet e artistit dhe duke krijuar një atmosferë mbresëlënëse.
Me dy koncerte të realizuara para një audience masive dhe me mysafirë specialë që i dhanë edhe më shumë vlerë spektaklit, Yll Limani konfirmoi edhe një herë statusin e tij si një prej artistëve më të dashur dhe më të suksesshëm të skenës muzikore shqiptare. /Telegrafi/






