Taylor Swift dhe Travis Kelce shfaqin unazat e martesës gjatë një darke në New York

Magazina

Taylor Swift dhe Travis Kelce shijuan një mbrëmje elegante në New York, në një nga daljet e tyre të rralla që prej martesës. Çifti u fotografua të dielën duke dalë nga një restorant indian, ku kishin darkuar së bashku. Swift, 36 vjeçe, tërhoqi vëmendjen me një fustan të gjatë metalik me pala, taka të arta […]

Madhësia e shkronjave

Taylor Swift dhe Travis Kelce shijuan një mbrëmje elegante në New York, në një nga daljet e tyre të rralla që prej martesës.

Çifti u fotografua të dielën duke dalë nga një restorant indian, ku kishin darkuar së bashku.

Swift, 36 vjeçe, tërhoqi vëmendjen me një fustan të gjatë metalik me pala, taka të arta dhe një çantë në ngjyrë kafe, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, Kelce, po 36 vjeç, kishte zgjedhur një veshje më casual, me pantallona ngjyrë kafe, këmishë dhe këpucë Vans me kuadrate.

Ajo që ra menjëherë në sy ishin unazat e martesës. Unaza e madhe e fejesës së Swift ishte e dukshme, ndërsa edhe Kelce shfaqte unazën e tij të artë.

Çifti dukej shumë i afërt teksa hynte në restorant, me sportistin që e mbante dorën në shpinën e bashkëshortes së tij.

Sipas “People”, ata darkuan në pjesën e poshtme të restorantit dhe porositën një shumëllojshmëri gatimesh klasike.

Kjo ishte një nga daljet e para publike të çiftit që prej martesës së tyre në korrik, ndërsa Kelce kishte treguar më herët se zgjodhën një ambient intim për ceremoninë në Madison Square Garden, larg shpërqendrimeve. /Telegrafi/