Derisa pret në spital lindjen e binjakëve, Xhuli Nura nuk heq dorë nga kujdesi për pamjen

Magazina

Modelja e njohur shqiptare, Xhuli Nura, ndodhet prej disa ditësh në një spital në Zvicër, ku po pret momentin për të sjellë në jetë binjakët e saj. Pavarësisht se është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe nën kujdesin e mjekëve, Xhuli duket se po e shijon pritjen me qetësi dhe nuk ka hequr dorë […]

Madhësia e shkronjave

Modelja e njohur shqiptare, Xhuli Nura, ndodhet prej disa ditësh në një spital në Zvicër, ku po pret momentin për të sjellë në jetë binjakët e saj.

Pavarësisht se është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe nën kujdesin e mjekëve, Xhuli duket se po e shijon pritjen me qetësi dhe nuk ka hequr dorë nga kujdesi për pamjen.

Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit një video nga spitali, ku shihet një stiliste duke i rregulluar flokët.

Momenti ka tërhequr vëmendjen, pasi modelja është vetëm pak kohë larg lindjes.

Me këtë paraqitje, Xhuli tregon edhe një herë se kujdesi për veten dhe eleganca mbeten pjesë e rëndësishme e përditshmërisë së saj, edhe në një nga momentet më emocionuese të jetës.

Tashmë, të gjithë sytë janë te ardhja në jetë e binjakëve, për të cilët Xhuli po përgatitet prej muajsh.

Familjarët dhe ndjekësit e saj presin me padurim lajmin e bukur. /Telegrafi/