Selin Bollati jep këshilla për banorët e ardhshëm dhe tregon çfarë ka ndodhur me 100 mijë eurot

Magazina

Selin Bollati, fituesja e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania, ka dhënë disa këshilla për personat që në të ardhmen do të bëhen pjesë e reality show-t. Në një intervistë për “Artistët Shqiptarë”, ajo u shpreh se banorët e ardhshëm nuk duhet t’i marrin shumë afër zemrës situatat që ndodhin brenda shtëpisë, por […]

Madhësia e shkronjave

Selin Bollati, fituesja e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania, ka dhënë disa këshilla për personat që në të ardhmen do të bëhen pjesë e reality show-t.

Në një intervistë për “Artistët Shqiptarë”, ajo u shpreh se banorët e ardhshëm nuk duhet t’i marrin shumë afër zemrës situatat që ndodhin brenda shtëpisë, por duhet ta shohin formatin si një lojë dhe një eksperiencë që mund të provohet të paktën një herë në jetë.

“Do të sugjeroja që të mos e marrin shumë afër zemrës, sepse pasi mbaron Big-u kushton. Duhet ta trajtojmë si lojë. Është eksperiencë që duhet provuar një herë në jetë. Kushdo që e ka marrë si nismë, i uroj shumë suksese dhe fat”, u shpreh Selin.

Fituesja e edicionit të pestë u pyet gjithashtu nëse e ka marrë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Me humor, Selin konfirmoi se paratë i janë dhënë tashmë.

“Normal që i kam marrë lekët, bëj shaka. Kanë shkuar aty ku është thënë”, tha ajo.

Ajo tani po vazhdon angazhimet profesionale, ku së shpejti do të jetë pjesë e panelit te “Goca dhe Gra”. /Telegrafi/