Pas fitores në zgjedhjet parlamentare, kryeministri armen tallet me Putinin

Bota

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, ka tërhequr vëmendje me një video të pazakontë pas fitores bindëse të partisë së tij në zgjedhjet parlamentare. Në videon e publikuar në stil hip-hop, Pashinyan përdor një gjuhë sfiduese dhe provokuese, përfshirë vargjet “E thashë atë që e thashë! […] Nuk më intereson, e ndez qytetin me të kuqe”. […]

Madhësia e shkronjave

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, ka tërhequr vëmendje me një video të pazakontë pas fitores bindëse të partisë së tij në zgjedhjet parlamentare.

Në videon e publikuar në stil hip-hop, Pashinyan përdor një gjuhë sfiduese dhe provokuese, përfshirë vargjet “E thashë atë që e thashë! […] Nuk më intereson, e ndez qytetin me të kuqe”.

Reagimi i Moskës nuk ka munguar, por është e ftohtë.

Kremlini nuk ka nxituar ta përgëzojë kryeministrin armen për rezultatin, duke përmendur “momente të paqarta” dhe pretendime për shkelje gjatë procesit zgjedhor në Armeni.

Ndërkohë, Pashinyan ka deklaruar synimin e partisë për të forcuar afrimin me institucionet evropiane, përfshirë edhe Parlamentin Evropian.

Ndryshe, Partia e Pashinyanit fitoi 49.8 për qind të votave me të gjitha vendvotimet e numëruara nga votimi i së dielës, mjaftueshëm për të siguruar shumicën parlamentare sipas sistemit zgjedhor të Armenisë. /Telegrafi/