Një dridhje e fortë tërmeti u ndje në pjesën më të madhe të Italisë jugore pak pas mesnatës më 2 qershor.
Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) regjistroi një tërmet me magnitudë 6.2 ballë me epiqendrën e tij në det të hapur pranë bregdetit Tirren të Kalabrisë, pranë Belmonte Calabro, në provincën e Kozencës.

Tërmeti goditi në një thellësi prej 250 kilometrash, raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Dridhja u ndje fuqishëm përgjatë bregdetit Tirren, por deri më tani nuk janë raportuar dëme.
Tërmeti u ndje edhe në Napoli dhe zonën e Vezuvit, si dhe në disa pjesë të Kalabrisë, Bazilikatës, Puglias dhe Siçilisë.
Pas tërmetit, autoriteti rajonal i Mbrojtjes Civile kontaktoi komunat më të afërta me epiqendrën, duke përfshirë Amantea, Cetraro dhe Lamezia Terme, por nuk ka marrë ndonjë raport për dëme.
Pavarësisht magnitudës së tij, tërmeti nuk shkaktoi dëme sepse thellësia e tërmetit luajti një rol vendimtar.
Ngjarja ndodhi rreth 250 kilometra nën sipërfaqe, një thellësi jashtëzakonisht e madhe që uli intensitetin e lëkundjes në nivelin e tokës.





