Netanyahu: Izraeli nuk është palë në marrëveshjen SHBA-Iran

Bota

Presidenti amerikan, Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu lidhur me një memorandum mirëkuptimi që po formohet me Iranin dhe që shihet si bazë për nisjen e negociatave mes palëve. Sipas deklaratave zyrtare, ndonëse Izraeli nuk është palë në këtë marrëveshje paraprake, Netanyahu ka shprehur vlerësim për angazhimin e liderit […]

Madhësia e shkronjave

Presidenti amerikan, Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu lidhur me një memorandum mirëkuptimi që po formohet me Iranin dhe që shihet si bazë për nisjen e negociatave mes palëve.

Sipas deklaratave zyrtare, ndonëse Izraeli nuk është palë në këtë marrëveshje paraprake, Netanyahu ka shprehur vlerësim për angazhimin e liderit amerikan që marrëveshja përfundimtare të përfshijë masa të rëndësishme kufizuese ndaj Iranit.

Këto masa përfshijnë heqjen e materialit bërthamor të pasuruar, çmontimin e infrastrukturës së pasurimit të uraniumit, vendosjen e kufizimeve në prodhimin e raketave, si dhe ndalimin e mbështetjes së Iranit për organizatat e tij “Proxy” në rajon, shkruan skynews.

Theksojmë se sonte Trump ka deklaruar që palët kanë arritur marrëveshje dhe se të njëjtën po e mbështet lideri suprem, Mojtaba Khamenei.

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance pritet ta përfaqësojë SHBA-në ndërsa marrëveshja, sipas Trumpit, do të nënshkruhet në një prej shteteve evropiane. Ky zhvillim vjen në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ku çështja e programit bërthamor iranian dhe roli i tij rajonal vazhdojnë të mbeten në qendër të diplomacisë ndërkombëtare. /Telegrafi/