Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit, Lavdim Pireva, Shkumbin Pireva dhe Bardh Maxhuni, diskutuan për zhvillimet e fundit rreth Kombëtares së Kosovës, duke u ndalur te pensionimet e disa prej futbollistëve, prurjet e reja dhe pritshmëritë për paraqitjet e “Dardanëve” në Ligën e Kombeve. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
Gazetari Shkumbin Pireva ka analizuar në detaje vendimin e Amir Rrahmanit për t’u pensionuar nga Kosova, duke përmendur edhe faktorët që kanë mundur të ndikojnë në këtë vendim.
“Sa i përket Amir Rrahmanit, Amiri nuk e ka merituar t’ia jap vetes një largim në këtë mënyrë. Për 10 vite pjesë e kombëtares, për shtatë vite kapiten, lider i skuadrës… një lojtar që, sado që themi, ka pasur krisje e kritika e shpeshherë edhe për fajin e tij, sepse ne e dimë që ka munguar në disa grumbullime, disa ndeshje, ndoshta herë shkaku i lëndimit, herë i lodhjes, po prapë ka qenë një prej të preferuarve po flas për tifozët në përgjithësi”.
“Kështu që largimi i tij në këtë mënyrë duke krijuar edhe pak mjegull shkaku që reagimi i tij në postim ishte me shumë mangësi, domethënë pati vetëm akuza në drejtim të krerëve të Federatës dhe njerëzve përreth presidentit”.
“Nuk na lejoi të kemi pasqyrë të qartë nëse akuzohet dikush me emër. Edhe me thënë kjo është koha kur unë e kam pasur këtë kërcënim, kjo është koha prej këtij këtë shantazh, kështu që këtë rast ne jemi të prirur gjithmonë, ndoshta jo me ja mbajtë anën, po me qenë të prirur ta përkrahim institucionin, shkaku që rezultatet e e arritura gjatë viteve të fundit, bëjnë që të jesh në anën e tyre”, ka thënë Pireva mes tjerash.
Episodin e plotë me gazetarët e Telegrafit mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/






