Interi ka bërë një tjetër përmbysje në Itali, këtë herë si mysafir i Romës, në kuadër të xhiros së pestë në Serie A.
“Neurazzurët” ishin në disavantazh prej 2-0, megjithatë ia dolën ta përmbysnin në 2-2 për të dalë nga “Olimpico” me një pikë.
Roma e nisi fuqishëm ku pas vetëm gjashtë minutave lojë Manu Kone shënoi pas asistimit të Nahuel Molinas për ta zhbllokuar epërsinë.
Kone pastaj shënoi një tjetër gol duke u gjendur në vendin e duhur nga harkimi i Paulo Dybalas për të dyfishuar epërsinë (37’).
Sidoqoftë, Interi tregoi fytyrë krejtësisht tjetër në pjesën e dytë. Qysh në minutën e parë Marcus Thuram asistoi për Lautaro Martinez, i cili me një goditje precize e mposhti portierin vendas për të ngushtuar epërsinë (46’).
Martinezi faktikisht ishte heroi, duke shënuar edhe golin e dytë pas asistimit të Bisseck (79’).
Kësisoj, Roma mbetet lider me 13 pikë, aq sa ka Interi por romakët kanë golaverazh më të mirë./Telegrafi/






