Nënkampioni i Kosovës Ballkani është ankuar për gjykimin në humbjen si mysafir i Malishevës.
“Xhebrailat” ishin në epërsi 0-1, megjithatë Malisheva në fund i arkëtoi pikët e plota për të triumfuar me rezultat 2-1.
Megjithatë, Ballkani beson se gjykimi nuk ishte i drejtë, ku publikoi pamjet duke pretenduar se iu mohua një penallti. Përpos kësaj, ata edhe akuzuan se “iu vodh titulli sezonin e kaluar”.
Për më shumë lexoni komunikatën e plotë si dhe shihni pamjet./Telegrafi/






