Mbanin logo të markave të njohura ndërkombëtare – sekuestrohen atlete në vlerë rreth 200 mijë euro – pamje

Nacionale

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se në kuadër të angazhimeve për luftimin e tregtimit të mallrave të falsifikuara dhe mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale ka zhvilluar një operacion të koordinuar në pesë lokacione në Rajonin e Prishtinës. Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar një sasi […]

Madhësia e shkronjave

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se në kuadër të angazhimeve për luftimin e tregtimit të mallrave të falsifikuara dhe mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale ka zhvilluar një operacion të koordinuar në pesë lokacione në Rajonin e Prishtinës.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme e patikave të dyshuara si produkte të falsifikuara, të cilat mbanin shenja tregtare të markave të njohura ndërkombëtare.

“Vlera e përafërt e mallrave të sekuestruara vlerësohet të jetë rreth 200,000 euro. Të gjitha produktet e dyshuara janë konfiskuar dhe janë vendosur nën mbikëqyrjen e autoriteteve kompetente për procedurat e mëtejshme ligjore”, thuhet në njoftim.

Veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente, ndërsa rasti është duke u hetuar për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe për të identifikuar personat përgjegjës.

Dogana tutje thekson se institucionet e zbatimit të ligjit mbeten të përkushtuara në parandalimin dhe luftimin e tregtisë së mallrave të falsifikuara, duke mbrojtur konsumatorët, bizneset e ligjshme dhe interesin publik. /Telegrafi/