Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka rikthyer në vëmendje një deklaratë të Ramush Haradinajt të 26 qershorit 2015, kur ai kishte kundërshtuar themelimin e Gjykatës Speciale.
Përmes një postimi në Facebook, Ramadani ka kujtuar qëndrimin e atëhershëm të Haradinajt, i cili kishte bërë thirrje që deputetët të mos i votonin amendamentet kushtetuese që i hapën rrugë themelimit të Dhomave të Specializuara.
“26 qershor 2015 – Aleanca dhe Ramush Haradinaj ishte kundër Gjykatës Speciale. Bëri thirrje që të mos votohen amendamentet kushtetuese. E kishte të qartë se Gjykata Speciale po bëhej një monstrum juridik”, ka shkruar Ramadani. /Telegrafi/






