Moti në Shqipëri, reshje të izoluara shiu

Nacionale

Shqipëria të premten do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira të pakta kalimtare deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites kryesisht në relievet malore të vendit. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara […]

Madhësia e shkronjave

Shqipëria të premten do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira të pakta kalimtare deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites kryesisht në relievet malore të vendit.

Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe të dobëta në formë pikash në orët e mesditës.

Era parashikohet të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 8 m/s.

Valëzim në det të forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/