Kurti udhëtoi për në New York, do të zhvillojë takime me liderë botërorë

Nacionale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në aktivitetet e Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, gjatë qëndrimit në New York, Kurti […]

Madhësia e shkronjave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në aktivitetet e Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, gjatë qëndrimit në New York, Kurti do të zhvillojë takime bilaterale me liderë botërorë, me qëllim promovimin dhe forcimin e vlerave dhe interesave kyçe shtetërore të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara, kryeministri Kurti pritet të takohet edhe me pjesëtarë të komunitetit shqiptar në SHBA, përfaqësues të shoqatave të diasporës dhe investitorë potencialë në ekonominë e Kosovës.

Qeveria nuk ka bërë të ditura detaje të tjera për agjendën e takimeve të kryeministrit gjatë qëndrimit në New York./Telegrafi/