Eksperti i emergjencave: Situata alarmante, duhet të kërkohet të shpallet urgjencë shtetërore

Nacionale

<div><div><img width="640" height="346" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/811878-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Eksperti i emergjencave: Situata alarmante, duhet të kërkohet të shpallet urgjencë shtetërore" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="1024" height="554" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/811878-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Eksperti i emergjencave: Situata alarmante, duhet të kërkohet të shpallet urgjencë shtetërore" loading="lazy"></p>Eksperti i emergjencave, Tahir Ahmeti ka vlerësuar se situata e krijuar nga reshjet e shiut është alarmante dhe se duhet urgjencë shtetërore. Ai ka shkruar se aty ku komunat nuk arrijnë të përballojnë situatën, duhet të kërkohet ndihma e FSK-së dhe KFOR-it. “Situata me vërshimet në Kosovë po përkeqësohet vazhdimisht dhe po merr përmasa alarmante.</div>

Madhësia e shkronjave

Eksperti i emergjencave, Tahir Ahmeti ka vlerësuar se situata e krijuar nga reshjet e shiut është alarmante dhe se duhet urgjencë shtetërore.
Ai ka shkruar se aty ku komunat nuk arrijnë të përballojnë situatën, duhet të kërkohet ndihma e FSK-së dhe KFOR-it.
“Situata me vërshimet në Kosovë po përkeqësohet vazhdimisht dhe po merr përmasa alarmante. Reshjet e pandërprera kanë vënë në rrezik serioz jetën e qytetarëve, pronën dhe infrastrukturën kritike në shumë komuna të vendit. Kjo situatë tejkalon kapacitetet lokale. Kërkohet shpallje e urgjencës shtetërore dhe mobilizim i menjëhershëm i të gjitha institucioneve përgjegjëse. Aty ku komunat nuk arrijnë të përballojnë situatën, duhet kërkuar pa vonesë ndihmë nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) si dhe nga reaguesi i tretë i sigurisë – KFOR-i, për mbrojtjen e jetës, evakuimin e qytetarëve dhe menaxhimin e situatës!”, ka shkruar Ahmeti.