Flamuri gjigant kuqezi shpaloset në protestën në Prishtinë për ish-krerët e UÇK-së

Nacionale

Një flamur gjigant kuqezi është shpalosur mbrëmjen e së dielës në qendër të Prishtinës, gjatë protestës së organizuar në kundërshtim të aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin qendror të kryeqytetit, ndërsa në mesin e tyre është shpalosur flamuri shqiptar me […]

Madhësia e shkronjave

Një flamur gjigant kuqezi është shpalosur mbrëmjen e së dielës në qendër të Prishtinës, gjatë protestës së organizuar në kundërshtim të aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin qendror të kryeqytetit, ndërsa në mesin e tyre është shpalosur flamuri shqiptar me përmasa të mëdha.

Në pamjet nga protesta shihet flamuri duke u mbajtur nga dhjetëra pjesëmarrës, ndërsa përreth tij janë grumbulluar protestues të tjerë, disa prej të cilëve mbajnë flamuj dhe pankarta.

Protesta po zhvillohet pas aktgjykimit të shpallur nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Policia e Kosovës më herët ka njoftuar se ka angazhuar kapacitete njerëzore dhe logjistike për mbarëvajtjen e protestës, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe menaxhimin e trafikut në kryeqytet.