Brian Hickerson, ish-partneri i aktores Hayden Panettiere, nuk ishte i ftuar në ceremoninë private përkujtimore të organizuar në Malibu, në nderim të aktores që u nda nga jeta në moshën 36-vjeçare.
Ceremonia u mbajt më 19 shtator dhe mblodhi familjarë, miq të afërt dhe ish-kolegë të Panettiere.
Sipas raportimeve, në event pritej të merrnin pjesë rreth 150 persona.

Hickerson dhe vëllai i tij, Zach, nuk ishin pjesë e listës së të ftuarve.
Megjithatë, burime pranë tyre kanë bërë të ditur se të dy e kanë pranuar vendimin dhe nuk e kundërshtuan atë.
Sipas të njëjtave burime, ata shpresojnë që ceremonia të jetë një moment i bukur për të kujtuar Hayden, jetën dhe trashëgiminë e saj, duke respektuar dëshirën e familjarëve dhe organizatorëve.
Hickerson dhe Panettiere kishin pasur një lidhje të ndërprerë ndër vite, e cila ishte shoqëruar edhe me polemika dhe akuza për dhunë në familje.
Këto periudha të vështira ishin përmendur edhe nga vetë aktorja në librin e saj.
Ndërkohë, Hickerson dhe vëllai i tij kanë mohuar çdo përfshirje në vdekjen e Panettiere.
Sipas një raporti policor, Brian ndodhej në banesën ku aktorja u gjet pa ndjenja dhe ai së bashku me Zach telefonuan shërbimet emergjente. /Telegrafi/





