Pamje nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë kanë shënuar natën e pestë të protestës në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Gjatë protestës janë ndezur flakadanë, ndërsa në shesh është dëgjuar edhe kënga e njohur “Mora fjalë”, duke krijuar një atmosferë emocionale mes pjesëmarrësve.

Qytetarët kanë vazhduar të qëndrojnë të mbledhur në shesh, duke brohoritur dhe duke përcjellë mesazhe mbështetjeje për ish-krerët e UÇK-së.
Protesta e sontme është e pesta me radhë që po mbahet në kryeqytet pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Tubimet kanë vazhduar çdo mbrëmje në qendër të Prishtinës, me pjesëmarrje të qytetarëve që kundërshtojnë vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë./Telegrafi.
20/09/2026 22:17- Pamje nga protesta e së dielës në Prishtinë telegrafi.com





